Ditë e zezë për SHBA, 2.407 të vdekur në 24 orët e fundit


[ad_1]

Ditë e zezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.407 të vdekur.

Kjo është shifra më e lartë për SHBA, qysh nga nisja e pandemisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 26.047, sipas shifrave që nxjerr worldometer.

Në mënyrë të veçantë në New York, qendër e pandemisë janë shënuar mbi 778 viktima në orët e fundit.

Shifrat e fundit të publikuara nga Departamenti i Shëndetësisë bëjnë me dije se vdekjet në New York, kanë qenë më shumë se në të gjithë Italinë, i cili është shteti i Europës më i goditur nga pandemia me 10.834 viktima.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows