Trump nderon me medalje qenin hero që “vrau” Al Baghdadin


[ad_1]

Presidenti Trump postoi në Twitter një foto të tij që ishte punuar me photoshop, e cila e tregonte shefin e Shtëpisë së Bardhë duke vendosur një medalje rreth qafës së Conan, qenit hero që ndoqi liderin e ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi përpara se ai të hidhte veten në erë.

“Një hero amerikan” shkroi presidenti, duke ripostuar kështu foton që faktikisht, kishte ndryshuar fytyrën e James McCloughan, një veteran nga Vietnami, të cilit i dha Medaljen e Nderit në vitin 2017, duke vendosur në vend të saj kokën e qenit.

Po përmes Twitterit, Trump konfirmoi se Conan do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë nga java e ardhshme. Ndonëse kritikët u lëshuan me qortime mbi presidentin duke thënë se ai nuk ka respektuar imazhin e veteranit, vetë McCloughan tha se nuk mërzitej, dhe se Conani e meritonte.

“Një gjë e tillë, praktikisht e njeh qenin si pjesë të atij ekipi njerëzish të guximshëm”, u shpreh ai për New York Times.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows