Lorik Cana po pret një vajzë


[ad_1]

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana do të bëhej baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, e cila ka postuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, së bashku me Lorikun, ku detaji që binte në sy ishte barku i rrumbullakosur.

Monica shprehu dëshirën e saj që kësaj herë të ishte në pritje të një vajze dhe ta quante Enkelejda, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit e dyshes.

Ndërsa pasditen e sotme Ercoli ka zbuluar gjininë e fëmijës duke pohuar se është në pritje të një vajze. Me siguri pas këtij momenti çifti duhet të jetë më i lumtur se kurrë, pasi shumë shpejt një anëtar i ri do të shtohet në familjen e tyre.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows