Hilary Clinton tregon vendimin më të vështirë që ka marrë në jetë


[ad_1]

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilary Clinton ka treguar së fundmi një nga vendimet më të vështira që i është dashur të marrë gjatë jetës së saj. E ftuar së bashku me të bijën, Chelsea, në emisionin “Good Morning America”, Hilary bëri me dije se një nga vendimet e saj më të vështira ka qenë pikërisht vazhdimi i martesës me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
“Ka patur momente kur kam qenë thellësisht e pasigurt nëse martesa jonë mund të mbijetonte, por i bëra vetes pyetjen që më interesonte me shumë: A e dua akoma? Dhe a mund të jem akoma në këtë martesë pa ndjenja zemërimi, pakënaqësie ose largimi? Përgjigjet ishin gjithmonë po. Kështu, vazhdova”-u shpreh Hilary, duke iu referuar situatës në çift pas tradhtisë së ish-presidentit me sekretaren Monica Lewinsky, që ndodhi mes viteve 1995-1997.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows